|
|
| Marëveshje e përbashkët për projektin e kanalizimit |
Marëveshje e përbashkët për projektin e kanalizimit në mes komunës së Zhelinës dhe komunës së Tetovës
Dje në ora 13:00 në lokalet e Qendrës për zhvillim të rajonit planor të Pollogut, u nënshkrua Kontrata për bashkëpunim për projektin e ndërtimit të rrjetit të kanalizimit fekal në mes Komunës së Zhelinës dhe Komunës së Tetovës
Dje në ora 13:00 në lokalet e Qendrës për zhvillim të rajonit planor të Pollogut, u nënshkrua Kontrata për bashkëpunim për projektin e ndërtimit të rrjetit të kanalizimit fekal në mes Komunës së Zhelinës e përfaqësuar nga kryetari Fatmir Izai...ri dhe Komunës së Tetovës e përfaqësuar nga kryetari Sadi Bexhet.
Projekti përfshinë vendbanimet Trebosh, Pallaticë, Uzurmishtë të komunës së Zhelinës dhe vendbanimet Poroj dhe Xhepçisht të komunës së Tetovës.Të ftuar ishin edhe kryetarët e komunave te Rajonit Planor të Pollogut.
Ky është projekt i parë ndërkomunal që nënshkruhet në mes dy Komunave të Rajonit Planor të Pollogut.
Pas nënshkrimit të Kontratës bashkërisht u vizitua rrjedha e punëve të projektit të lartpërmendur në f.Pallaticë te Xhamia e vjetër e fshatit. |
|
| |
|
| Arrihet marrëveshje për deponinë “Rusino” |
 Që nga mbrëmja e sotme, do të fillojë transferimi i mbeturinave nga Tetova në deponinë rajonale “Rusino”. Pas takimeve të shumta për zgjidhjen e kësaj çështjeje, problemi i deponisë së egër në Tetovë tashmë ka gjetur zgjidhje. Marrëveshja u arrit gjatë takimit mes kryetarit të komunës së Tetovës Sadi Bexheti, kryetarit të komunës së Gostivarit, Rufi Osmani, kryetarit të Këshillit Regjional të komunave të Pollogut, Fatmir Izairi dhe ministrit të Ekologjisë, Nexhati Jakupi.
“U arrit një marrëveshje për fillimin e transferimit të mbeturinave nga Tetova në Gostivar. Duhet të vazhdohet me investimet për të përmirësuar kushtet dhe për të hedhur mbeturinat në mënyrë adekuate”, tha Nexhati Jakupi, ministër i Ambientit jetësor.
“Falënderoj kryetarin e këshillit të komunave të Pollogut, falënderoj kryetarin e komunës i cili mundësoi që prej ditës së sotme të fillojë mbartja e mbeturinave në ‘Rusino’ dhe falënderoj ministrinë e ambientit për angazhimin e vet”, tha Sadi Bexheti, kryetar i komunës së Tetovës.
“Kjo marrëveshje përfundimisht e mbyllë këtë problem, dhe njëkohësisht na detyron të gjithëve të mos lejojmë probleme të kësaj natyre të na ndodhin në të ardhmen”, tha Rufi Osmani, kryetar i komunës së Gostivarit.
Problemi me deponinë e egër në Tetovë, zgjati më shumë se 9 muaj. Bartja e mbeturinave fillon menjëherë, ndërkohë që paralelisht me transferimin do të realizohen edhe punët e mbetura në deponinë “Rusino”.
|
|
| |
Hapet qendër për zhvillimin e Pollogut |
Në objektin e ish Komunës së Xhepcishtit, u hap qendra për zhvillim të rajonit të Pollogut.
Kjo qendër që hapet në kuadër të nëntë komunave të Pollogut, ka për vizion që këtë rajon deri në vitin 2013 ta bëjë bashkëkohor dhe me infrastrukturë jashtëzakonisht të zhvilluar.
Qendra në fjalë hapet me ndihmën e qeverisë gjermane përmes qendrës për bashkëpunim teknik GTZ RED në Maqedoni.
Ministri i Pushtetit Lokal Musa Xhaferi, premtoi se në pesë vitet e ardhshme gjysma e mjeteve për funksionimin e kësaj qendre do të sigurohet nga qeveria. Ai tha se për këtë projekt tanimë janë ndarë 8.5 milion denarë.
“Është kënaqësi që sot kam rastin që në mënyrë simbolike ta hap qendrën për zhvillim rajonal të regjionit të Pollogut. Me këtë akt fillojmë me një politikë të re të zhvillimit të komunave regjioneve dhe shtetit”, tha ministri Xhaferi.
Kurse përfaqësuesi i qendrës gjermane për bashkëpunim teknik GTZ që edhe drejtpërdrejtë ndihmoi këtë projekt tha se tani duhet bërë shumë punë.
“Qendra ka para vetes shumë detyra të rëndësishme. Pritjet janë të mëdha, mos të mendojmë se tani e kemi qendrën dhe zhvillimi do të vjen vetvetiu”, theksoi Jens Adler, përfaqësues i GTZ.
Pikësynimi kryesor i kësaj qendre është formimi i odës ekonomike rajonale dhe përforcimi i zyrave lokale për zhvillim ekonomik. |
|
| |
Maqedoni, ministria e Pushtetit Lokal dhe GTZ marrëveshje për zhvillim të barabartë të rajonit |
Ministria e pushtetit lokal të Maqedonisë dhe Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Teknik, GTZ , kanë nënshkruar një marrëveshje që do të kontribuojë për zhvillimin e barabartë rajonal. Programi do të realizohet në dy faza: e para deri në dhjetor 2010, ndërsa e dyta në fund të 2012.
“Qëllimi i të cilit është që të siguroj asistencë teknike dhe financiare strukturave që janë përgjegjëse për realizmin e politikave për zhvillim të barabartë regjional. Ky program do të implementohet në 4 nga 8 regjionet, ai lindor, i Pollogut, Juglindor dhe jugperëndimor që përfshin 43 komuna me gjithsej 888.000 banorë” tha ministri i Pushtetit Lokal, Musa Xhaferi.
“Zhvillimi rajonal është një nga segmentet kyçe të cilën ne si qeveri e Gjermanisë e përkrahim dhe që ndihmon për aderimin e vendit në BE” tha zv/ambasadorja e Gjermanise në Shkup, Elizabet Miler .
“Zhvillimi ekonomik rajonal është një programet më të mëdha në bashkëpunimin gjermano-maqedonas dhe kjo nënkupton se në të ardhmen mund të bashkëpunojmë dhe më tej për thellimin e këtij bashkëpunimi” tha drejtoresha e GTZ ne Maqedoni, Ulrike G. Somer.
Pala gjermane për fazën e parë të projektit ka siguruar 2.8 milion euro, projekt ky që do të zbatohet në bashkëpunim me pushtetin lokal, qendrat për zhvillim rajonal, sektorin e biznesit dhe qytetarët. |
|
|
Komunat në rajonin e Pollogut
|
|